Shtyp

Sot në FSI ishin për vizitë përfaqësues të shoqërisë civile dhe fetare nga Zvicra

Sot në FSI ishin për vizitë përfaqësues të shoqërisë civile dhe fetare nga Zvicra ku në përbërje ishin z. Kube Stefan, përfaqësues i “Institute G2W” dhe z. Daniken Hans-Peter, përfaqësues i “Paulus Akademie”

Mysafirët i priti dekani i FSI-së prof asoc dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve duke theksuar marrëdhëniet miqësore mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Zvisrës.

Dekani në vazhdim i informoi mysafirët për zhvillimet në Fakultetin e Studimeve Islame, stafin akademik, studentët, programet e ofruara dhe kurrikulin si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën akademike, shkencore dhe hulumtuese. Në vazhdim dekani informoi mysafirët nga Zvicra edhe për kontribute dhe aktivitet tjera të FSI-së lidhur me aktivitetet akademike shkencore por edhe për kontributin që ky institucion akademik shkencor po e jep në promovimin e vlerave tolerante-paqësore ndërfetare në shoqërinë kosovare.

Pas vizitës në dekanat mysafitër patën rastin të dëgjonin një ligjëratë nga profesori i FSI-së, prof. ass. dr. Xhabir Hamiti në lidhje me Islamin në Kosovë.

Zyra për informim FSI

25.09.2017