Shtyp

Në FSI qëndroi prof. dr. Christine Kohlert nga Universiteti Hochschule

Prishtinë,09.10.2017

Në vazhdën e aktiviteteve të dekanatit të FSI-së, më datë 02/03 Tetor 2017, në FSI qëndroi prof. dr. Christine Kohlert nga Universiteti Hochschule, njëherit dhe arkitekte, planifikuese urban dhe drejtoreshë menaxhuese në RBS Group në Mynih të Gjermanisë, e cila është dhe njëra prej anëtareve të bordit të jashtëm këshillues të FSI-së. Ajo qëndroi 2 ditë në FSI për të mbajtur punëtorinë/trajnimin me temën: “Trendet dhe zhvillimet për universitetet e së ardhmes”,për stafin akadamik të këtij institucioni.

Ajo mbajti një workshop/punëtori mjaftë atraktive, duke treguar fillimisht për përvojën e saj nëpër universitetet tjera dhe poashtu duke treguar me fotografi metodat dhe hapësirat për studime më të rejat dhe më tërheqëset. Ajo përmendi se cilat duhet te jenë idetë që duhet të diskutohen dhe të përfshihen ne programin e Fakultetit tonë, duke përfshi kështu: grupmoshat e ndryshme, të bëhet FSI ndërkombëtare, stili i ri i mësimit, zgjidhje të reja të IT-së, mësim i përzier, ndryshimi i bibliotekës, dixhitalizimi, duart mbi përvojën, shumëfunksionaliteti, hapësira për të menduarit koloborativ, hapësira - brenda, hapësira - nga jashtë, partneritetet strategjike, qëndrueshmëria, kuptimplotshmëria, etj.

Duke i elaboruar profesoresha të gjitha një nga një dhe duke punuar pastaj edhe profesorët në të gjitha këto pika, për dhënien e ideve se si të korporohen këto në fakultetin tonë, siç është mundësimi i programeve të veçanta për njerëzit e pensionuar, ofrimi i studimeve online, zhvillimi i mendimit kritik tek studentët, bibliotekë të dixhitalizuar, dhe në funksion 24/7, të bëjmë vizita në shkollat e mesme, etj.

Më pastaj i gjithë programi i trajnimit ka vazhduar me aktivitetet dhe punën në grupe në mes profesorëve, duke shkruar dhe prezantuar e po ashtu edhe duke zgjedhur nga idetë e dhëna, dhe kështu duke inkorporuar ide të reja dhe mjaftë frytdhënëse për mësimdhënien dhe metodat e reja të mësimdhënies.

Aktivitetet si atmosfera e fakultetit tani dhe në të ardhmën, duke vendosur profesorët shenjuesit tek fjalët e dhnga ana e profesoreshës, se si ata e shohin atmosferën, duke anuar nga ajo që e shohin një atmosferë të mirë por ka vend dhe për ndryshime dhe bashkëpunime, pastaj si vijnë studentët në fakultetin tonë, me njohuri të përgjithshme mbi drejtimin e teologjisë apo pa njohuri bazë, duke shenjuar secili profesorë në bazë të lëndës së tij, që dominon se studentët tanë vijnë të përgatitur së paku me njohuri elementare për drejtimin teologji.

Pastaj aktiviteti i radhës ishte të shkruajnë secili nga profesorët disa kryetituj që ata do të donin t’i shihnin në gazetat ditore në Kosovë për fakultetin tonë, dhe më së shumti poena mori Kryetitulli: ‘FSI transferohet në Universitet Modern’.

Më pastaj vazhdoi aktiviteti për porositë për të ardhmen e fakultetit, të cilat nga 5 fjalë dhe fotografi që kanë zgjedhur grupet, dy nga ato kanë qenë të njëtat që janë zgjedhur nga dy grupet edhepse fjalët për zgjedhje kanë qenë të shumta, ato janë: kreativiteti dhe profesionalizmi.

Aktiviteti tjetër në vazhdim ka qenë punimi në zgjedhjen e profesorit ideal (që është thënë se duhet të jetë profesionist, human, kreativ, komunikues, korrekt, fluent, motivues, modest, studiues/hulumtues, etj) dhe poashtu studentit ideal (i cili duhet të jetë i përgatitur, i motivuar, i vyeshëm, i sjellshëm, i moralshëm/edukuar, kërkues, studiues, i rregullt, komunikativ, etj), si nga pamja fizike ashtu edhe nga ajo profesionale, duke e përshkruar dhe me vizatim.