Shtyp

U bë promovimi i katër librave universitar

Prishtinë, 19.10.217

Sot, më datë 19.10.2017, në sallën e konferencave të FSI-së u bë promovimi i katër librave universitar, të botuara nga Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës.

Në këtë ceremoni, përveç dekanatit të Fakultetit, prezent ishin edhe stafi akademik, studentët, autorët e librave dhe përfaqësuesi i Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut me seli në Stamboll, z. Mariglen Shehi.

Pas leximit të një pjese nga Kurani Famëlartë, një fjalë përshëndetëse pati dekan i Fakultetit, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në veçanti përfaqësuesin e Fondacionit.

Në vazhdim, dekani foli shkurtazi për përmbajtjen e librave të botuara nga FSI, duke theksuar se këto libra do t’ju shërbejnë studentëve për përvetësimin e njohurive të tyre.

Në vazhdim fjala ju dha përfaqësuesit të Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, z. Mariglen Shehi, i cili falënderoi të pranishmit dhe në vazhdim theksoi disa nga aktivitetet e fondacionit të cilin ai përfaqësonte.

Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse fjala ju dha katër referuesve të katër librave të botuara.

1.      Dr. Ajni Sinani referoi për librin “Pozita e sunetit në Islam”, të autorit: prof. asoc. Dr. Sulejman Osmani

2.      Prof. ass. dr. Lulzim Esati referoi për librin “Kolosët e shkencave të tefsirit” të përkthyer nga: prof. ass. dr. Xhabir Hamiti

3.      Prof. ass. dr. Zija Abdullahu referoi për librin “Fikhu i pakicave muslimane” të autorit: prof. ass. dr. Shefqet Krasniqi

4.      Prof. asoc. Dr. Sulejman Osmani referoi për librin “Nën hijen e haditheve të Resulullahut” të autorit: prof. ass. dr. Musa Vila.

Në fund të kësaj ceremoni, dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, ndau një mirënjohje për Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut me seli në Stambo për kontributin e dhënë në botimin e katër librave universitar.