Shtyp

Në Fakultetin e Studimeve Islame diplomoi studenti i parë në nivelin master

Prishtinë, 04.04.2018

Më datë 04.04.2018, studentja Artë Gorçaj mbrojti temën e masterit me titull: “Dialogu ndërfetar në Kosovë dhe sfidat bashkëkohore të tij” pranë komisionit në përbërje:

1.    Prof. dr. Nazmi Maliqi, kryetar

2.    Prof. ass. dr. Zija Abdullahu, anëtar

3.    Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor

Punimi Master në temën  “Dialogu ndërfetar në Kosovë dhe sfidat bashkëkohore të tij”, nga kandidatja Artë Gorçajështë i përbërë nga 104 faqe me paragrafe të renditura në rreshta dhe ky punim përfshinë 4 kapituj.

Pas përfundimit të vlerësimit nga ana e komisionit, ekspozes së kandidates dhe pyetjeve të parashtruara nga komisioni dhe audinca komisioni u tërhoq për një kohë të caktuar dhe më pastja vlerësoi se punimi Master, me temë Dialogu ndërfetar në Kosovë dhe sfidat bashkëkohore të tij , të kandidates Artë Gorçaj,  i plotëson të gjitha kriteret dhe standardet e parapara sipas Statutit dhe të Rregullores për studime pasdiplomike në FSI dhe merr vlerësimin me notën dhjetë (10).