Shtyp

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof.asoc.dr. Fahrush Rexhepi mori pjesë në hedhjen e gurthemelit të xhamisë në qytetin Troisdorf

Me datë 29.09.2018 në qytetin Troisdorf të Gjermanisë në praninë e përfaqësuesve të Komunës së Troisdorfit, të përfaqësuesve të iashkësive islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë si dhe në praninë e shumë besimtarëve të ketij qyteti, u vu gurthemeli i xhamisë  në të cilën do t'i kryejn ritet fetare xhematlinjët e Troisdorfit.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Këshilli i xhematlinjëve në këtë qytet, mori pjesë edhe drejtori për diaspore pranë BIK-ut, mr. Ekrem Simnica si dhe dekani i FSI-së prof.asoc.dr. Fahrush Rexhepi. Me këtë rast dekani Rexhepi në fjalën e tij, perveç që pershendeti të pranishmit, ai iu drejtua me disa fjalë mërgatës shqiptare: "Të dashur vëllëzër shqiptar nga mërgata ngado qe vini, ne në Kosovë çmojmë lartë kontributin tuaj që keni dhënë dhe po jepni për familjet tuja, për shtetin tuaj dhe për vendin tuaj, por, kontributi juaj në ndertimin e kësaj xhamie është vepër madhore e rëndësisë së veçanteë sepse ju sot po filloni ndërtimin e një shtëpie të Allahut, në një shtet të huaj me përkatesi tjeter fetare që tregon se në shtetin e Gjermanisë, një vend mik i shqiptarëve, çmohen vlerat fetare, çmohet diversiteti fetar dhe kulturor dhe diversiteti nacional". Pas fjalimeve të përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme fetare, në fund u vu gurthemeli i xhamisë në të cilin mori pjesë  edhe kryetari i Komunës së Troisdorfit.