Shtyp

Seminar me temë: "Liria akademike dhe parimet etike"

Më 12 tetor 2018 në ambientet e MASHT-it, zyra ERASMUS+ organizoi seminar me temë: "Liria akademike dhe parimet etike".

Në këtë seminar moren pjesë udhëheqës dhe mesimdhënës të institicioneve të arsimit të lartë publik dhe privat në Kosovë.

Poashtu në këtë seminar moren pjesë edhe disa profesor nga stafi akademik i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Një nga ligjeratat e rëndësishme të mbajtura ishte nga profesori Wolfgan Benedek nga Universiteti i Grazit(Austri).

Në këtë seminar, profesori nga Austria foli për metodat e adresimit te lirisë akademike në institucionet e arsimit të lartë për të drejtat e arsimimit dhe të drejtat e njeriut të cilat janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën dhe për mosndërhyrjen e politikës në lirinë akademike të këtyre institucioneve .

Në ligjeratën e tij prof Wolfgan Benedek foli edhe për cilësinë në arsimin e lartë publik dhe privat, për lirinë e shprehjes dhe informimit e cila njëkohësisht bënë pjesë edhe në lirinë akademike.