Shtyp

Prof.asoc.dr. Fahrush Rexhepi rizgjedhet dekan i FSI-së

Gjatë muajit tetor në Fakultetin e Studimeve Islame u mbajt procesi i rregullt zgjedhor për zgjedhjen e organeve drejtuese të FSI-së. Pas zhvillimit të një procesi zgjedhor transparent stafi mesimdhënës me vota të fshehta zgjodhi Këshillin Mësimor Shekncor të FSI-së. Këshilli Mësimor Shkencor ka marrë vendim për shpalljen e konkursit  për pozitën e dekanit me c’rast kan konkuruar 4 kandidat. Pas shqyrtimit te dokumentacionit të kandidatëve, KMSH me shumicë votash i propozoi Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që për dekan të emëroj për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar prof.asoc.dr. Fahrush Rexhepi.
Pas rizgjedhjes së dekanit me propozimin e tij Këshilli Mësimor Shkencor ka zgjedhur për pordekan prof.ass.Zija Abdullahu.


Biografi e shkurtër  - Fahrush Rexhepi (1960)

Fahrush Rexhepi u lind më 2 maj 1960 në Sllatinë të Epërme, Komuna e Vitisë. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ka diplomuar më 1986 në Degën e Historisë në Universitetin e Bagdadit.
Më 2001, në Universitetin e Prishtinës, eka mbrojtur temën e magjistraturës. Ndërkaq, më 2009,  ka përfunduar studimet e doktoraturës po në Universitetin e Prishtinës.
Në periudhën 1995-2011 ka qenë mësimdhënës në paralelen e ndarë të Medresesë së Mesme “Alaudin“ në Gjilan, ndwrsa gjatë viteve 1997-2011, ishte koordinator i kësaj paraleleje.

Në Fakultetin e Studimeve Islame është angazhuar si mësimdhënës që nga viti akademik 1995-1996.  Nga viti 2010 deri në vitin 2016 ka ligjeruar edhe në Universitetin AAB, në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Fahrush Rexhepi është autor i mëse 100 publikimeve dhe kumtesave të paraqitura në aktivitete shkencore, të organizuara në vend dhe jashtë vendi, përfshirë këtu edhe publikime në revista ndërkombëtare.

Krahas punës në mësimdhënie, Fahrush Rexhepi ka kryer edhe shumë detyra në kuadër të strukturës organizative të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në dy mandate ishte anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, ndërsa në periudhën 2003-2013 anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë periudhës së rezistencës kombëtare para dhe pas luftës së fundit në Kosovë, ka pasur edhe angazhime me rëndësi të përgjithshme shoqërore.