Shtyp

Dekani i FSI-së prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi priti në takim prof. dr. Beqir Ismaili

Prishtinë, 18.12.2018

Sot, më datë 18.12.2018, dekani i FSI-së prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, priti në takim, prof. dr. Beqir Ismaili, drejtor i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Republikës së Kosovës.

Dekani Rexhepi e njoftoi drejtorin Ismaili me procesin mësimor në Fakultetin e Studimeve Islame, stafin akademik, programet të cilat i ofron FSI për studentët e saj, si në nivelin bachelor ashtu edhe në nivelin master, si dhe për bashkëpunimin që ka FSI me institucione ndërkombëtare të Arsimit të Lartë.
Gjithashtu, edhe drejtori i akademisë Diplomatike, z. Ismaili e informoi dekanin Rexhepi për natyrën e punës dhe funksionimin e Akademisë, si dhe aktivitetin e tyre në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Dekani Rexhepi dhe drejtori Ismaili u dakorduan që në muajin mars të vitit 2019, stafi i Akademisë Diplomatike të mbajnë një trajnim dy ditor për studentët e FSI-së.
Në fund të takimit, dekani Rexhepi i dhuroi një ekzemplarë të Monografisë së FSI-së dhe një ekzemplarë të projektit “Deshifrimi i gurëve të varrezave me mbishkrim Osman” për regjionin e Prishtinës.