Shtyp

Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës, promovoi librin e autorit, mr. Qemajl Morina

Prishtinë, 02.06.2019

Më datë 02.06.2019, në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame u bë promovimi i librit “Studime kontrastive ndërmjet arabishtes dhe shqipes në fushën e fonologjisë” të autorit, tashmë të ndjerë, ish-profesorit të Fakultetit të Studimeve Islame, mr. Qemajl MORINA

Në këtë evenimente, prezent ishte myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, përfaqësuesi nga Kisha Katolike, Dom Lush Gjergji, drejtori i Instituti Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, z. Ardian Muhaj, drejtori i Medresës së Mesme “Alauddin” z. Jakup Çunaku, familjarë të profesorit, mr. Qemajl Morina, profesorë të FSI-së dhe shumë mysafirë të tjerë.

Me rastin e promovimit të librit të lartcekur, dekani i FSI-së prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mbajti një fjalë rasti, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit në këtë eveniment dhe i falënderoi ata për prezencën e tyre. Më pastaj dekani Rexhepi foli rreth librit dhe përmbajtjes së tij, si dhe nevojës që ky libër të futet në kuadër të kurrikulit të kësaj fushe.

Në vazhdim, për një fjalë rasti, fjala ju dha myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili përshëndeti të pranishmit, në veçanti familjarët. Në vazhdim të fjalës së tij, myftiu potencoi kontributin e gjatë të profesor Morinës në kuadër të Bashkësisë Islame dhe të FSI-së.

Në vazhdim fjala ju dha edhe përfaqësuesit të Kishës Katolike, Dom Lush Gjergjit, i cili në fjalën e tij përmendi bashkëpunimin e mirë që ka Kisha Katolike me Bashkësinë Islame të Kosovës si dhe bashkëpunimin që kanë pasur me profesor Qemajl Morinën në veçanti.

Me kumtesa rreth librit u paraqitën prof. asoc. dr. Isa Memishi dhe dr. Ardian Muhaj. Profesor Memishi në referatin e tij u fokusua rreth përmbajtës së librit dhe strukturës së tij.

Ndërsa dr. Ardian Muhaj, i cili në këtë evenimet u paraqit në emër të prof. ass. dr. Ramiz Zekajt, prezantoi kumtesën me titull: “Një studim i çmuar në fushën e orientalistikës shqiptare” të përgatitur nga dr. Zekaj dhe i cili për arsye objektive nuk kishte arritu që të jetë vetë prezent.

Në fund të këtij evenimenti, në emër të familjes u paraqit vëllai i profesor Qemajl Morinës i cili falënderoi Bashkësinë Islame, Fakultetin e Studimeve Islame dhe gjithë ata që kanë kontribuar që ky libër të shoh dritën e botimit.

Vlen të theksohet se libri “Studime kontrastive ndërmjet arabishtes dhe shqipes në fushën e fonologjisë” është botim i Fakultetit të Studimeve Islame dhe i mbështetur edhe nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam.