Shtyp

Mbahet konferenca ndërkombëtare: “Edukimi joformal islam në gjuhën shqipe” në Podgoricë

Në datat 12-13.10.2019, u mbajt konferenca ndërkombëtare me temë: “Edukimi joformal islam në gjuhën shqipe”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar të Mendimit Islam.

Qëllimi i saj ishte të shfaq mësimet joformale nëpër xhamitë, mejtepet, mesxhidet e trojeve shqiptare si dhe rishikimin e kurrikulave të tanishme për arsimimin islam të rinisë dhe fëmijëve tani, ku patjetër që duhet reformim dhe inovacion në metodologji dhe praktikë.

Në këtë konferencë mjaftë frytdhënëse në të cilën morën pjesë 25 prezantues, ndër ta nga Fakulteti i Studimeve Islame, morën pjesë Dekani, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mr. Hfz. Safet Hoxha, dr. Rexhep Suma, dr. Sedat Islami, dr. Valon Myrta dhe Mr. Muzaqete Kosumi.

Në këtë konferencë prezantuan akademikë, profesorë universitetesh e medresesh, si dhe intelektualë që kanë kontribute të njohura në fushën e arsimit islam.