Shtyp

Kasam Muhameti mbrojti me sukses temën e masterit

Prishtinë, 03.03.2020

Më datë 27.02.2020, kandidati Kasam Muhameti, mbrojti me sukses temën e masterit me titull “Koncepti i Ithtarëve të Librit sipas Kuranit dhe traditës profetike”, në Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni në përbërje të:

1.      Prof. ass. dr. Zija Abdullahu, kryetar,

2.      Prof. ass. dr. Lulzim Esati, anëtar,

3.      Prof. ass. dr. Xhabir Hamiti, mentor

Fillimisht, mentori i kandidatit, prof. ass. dr. Xhabir Hamiti, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Kasam Muhameti 

Ne vazhdim fjala ju dha kandidit i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurtëra.

Pas perfundimit të elaborimit nga ana e kandidatit komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin dhe në fund e vlerësoni me vlerësim të shkëlqyer.

Prishtinë, 27 shkurt 2020