Shtyp

Përfaqësues të FSI-së marrin pjesë në Konferencën e -III-të Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Beder” në Tiranë

Prishtinë, 06.03.2020

Më datë 05.03.2020, prodekani i FSI-së, prof. ass. dr. Zija Abdullahu dhe sekretari i Fakultetit, mr. Vedat Shabani, morën pjesë në Konferencën e -III-të Ndërkombëtare në Studimet Islame, të organizuar nga Universiteti “Beder” – Departamenti i Shkencave Islame, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Këshilli Botëror i Komuniteteve Myslimane me seli në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në këtë konferencë prezent ishin shumë akademik dhe studiues nga Shqipëria, Kosova, Gjermani dhe Turqia. Tema e konferencës ishte: “Islami dhe sfidat e familjes në shoqërinë bashkëkohore”, ku me kumtesat e tyre u paraqitën 21 referues dhe studiues nga vendet e lart përmendura.
Prodekani i FSI-së, prof. ass. dr. Zija Abdullahu, u paraqit me temën: “Roli i familjes në ngritjen e imunitetit shoqëror”, e cila zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm te audienca.
Konferenca ishte një ditore dhe në përfundim të çdo seance organizatori shpërndante certifikata për referuesit.