Shtyp

Këshilli Mësimor Shkencor i FSI-së sot mbajti mbledhjen e parë për vitin akademik 2020/2021

Prishtinë, 01.10.2020

Këshillimi Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame sot mbajti mbledhjen e parë për vitin akademik 2020/2021, ku në rend dite shqyrtoi disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me fillimin e vitit të ri akademik si dhe me pranimin e studentëve të rinj për këtë vit.

KMSH gjatë kësaj mbledhje mori disa vendime me interes të cilat ndërlidhen me mbarëvajtjen e procesit arsimor në FSI, siç është vendimi për fillimin e vitit të ri me prezencë fizike, vendimi për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në dy nivelet, baçelor dhe master, dhe disa vendime të tjera.