Shtyp

Ligjëratë me temën: Prodhimi dhe transmisioni i njohurive islame në Evropë

08.12.2020, Prishtine

Më datë 08.12.2020, me ftesë nga Qendra për Studime të Avancuara dhe Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islamik, njëherit dhe organizatorë të këtij sesioni, mr. Muzaqete Kosumi, koordinatore për marrëdhënie me jashtë në FSI, mori pjesë në ligjëratën e radhës me temën:

PRODHIMI DHE TRANSMISIONI I NJOHURIVE ISLAME NË EVROPË Autoriteti, Etika dhe Metodologjia

Ligjëruar nga Prof. Thijl Sunier. profesor i Antropologjisë Kulturore Leksioni synoi që, ndër të tjera, t'i përgjigjet pyetjeve me sa vijon: Si marrin myslimanët në Evropë njohuri diskursive dhe praktike të Islamit? Si transmetohen konceptimet e besimeve, vlerave dhe praktikave Islame dhe si ndryshojnë ato? Kush janë autoritetet për këto çështje që myslimanët i dëgjojnë? Si shfaqen diskurset e reja myslimane në përgjigje të kontekstit evropian? Përveç tjerash ligjëruesi foli rreth pozitës së Ulemasë. Ndërhyrja e shtetit me trajnime. Rasti i trajnimit tĕ imamëve në Holandë. Modernizimi dhe glabalizimi. 'Imamët' online. Kush po flet për Islamin dhe si po flet? Në këtë takim virtual morën pjesë studiues dhe profesorë të njohur siç janë Omar Kasule, Ahmet Alibasic, si dhe studiues të tjerë nga Bosnja, Gjermania, Kroacia, Arabia Saudite, Holanda, Norvegjia dhe Kosova. Përveç ligjëratës mjaftë të dobishme dhe aktuale nga profesori i nderuar, ishte dhe diskutimi i pjesmarrësve që e begatoi edhe më shumë këtë takim. Ku u bënë pyetje për tema mjaftë aktuale nga të gjithë pjesmarrësit.