Shtyp

Kandidatja Cansu Drangoy, mbron temën e nivelit MA pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinë

10.03.2021, Prishtine

 

Kandidatja Cansu Drangoy, mbron temën e nivelit MA pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinë

 

Më datë 08.03.2021, kandidatja Cansu Drangoy, mbrojti me sukses temën e masterit me titull “Roli i Aishes r.a. në shkencën e hadithit”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,

Komisioni në përbërje të:

1. Prof. ass. dr. Musa Vila, kryetar

2. Prof. ass. dr. Ramiz Zekaj, anëtar

3. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, mentor

  

Fillimisht, mentori i temës, prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidatja Cansu Drangoy.

Në vazhdim fjala iu dha kandidatës, e cila bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe me shembuj e argumente, duke bërë elaborimin e temës në prezantimin e Aishes r.a., dhe rolit të saj në shkencën e Hadithit, vlerën e Aishes r.a., mësuesit dhe nxënësit e Aishes r.a., pozita vlerësuese e saj ndaj transmetimit dhe transmetuesve të Hadithit, vlerësimi kritikues i Aishes r.a., ndaj disa sahabëve (shokëve të Pejgamberit a.s.), etj.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatës, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatën si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur, temë që shumë pak është shkruar në gjuhën shqipe, dhe gjithashtu u vlerësua se kandidatja kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme në katër gjuhë lidhur me punimin e saj, po ashtu u dhanë edhe shtesa tjera mjaftë të nevojshme për temën në fjalë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.