Shtyp

“Ramazani dhe refleksionet e tij shumëdimensionale”

05.05.2021, Prishtine

 

Mbahet sesioni shkencor me temën:

“Ramazani dhe refleksionet e tij shumëdimensionale”

Me datë 03.05.2021, në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame, për nder të muajit të bekuar Ramazan, u mbajt sesioni shkencor me temën: “Ramazani dhe refleksionet e tij shumëdimensionale”.

Ky sesion u organizua nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë. Pjesëmarrës në këtë sesion ishin tetë panelistë, profesorë eminent të fushave të ndryshme të cilët me kumtesat e tyre paraqitën vlerat shumëdimensionale të muajit të bekuar Ramazan.

Hapjen e sesionit e bëri dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht përshëndeti dhe falënderoi për prezencën e tyre të gjithë pjesëmarrësit. Më tej dekani Rexhepi foli për aktivitetet të cilat është duke i ndërmarr FSI-ja, si dhe për rëndësinë e organizimit të këtij sesioni pikërisht në muajin Ramazan.

Me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili gjithashtu përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi FSI-në për organizimin e këtij sesioni pikërisht në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan.

 

 

Në vazhdim sesioni i vazhdoi punimet sipas agjendës vijuese:

SEANCA E PARË: Kryesues i seancës: Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani

1. Prof. dr. Qazim Qazimi – “Historiku i agjërimit dhe obligueshmëria e Ramazanit”

2. Prof. Sabri Bajgora – “Vlera dhe rëndësia e agjërimit në Islam”

3. Prof. ass. dr. Xhabir Hamiti – “Shpallja e Kuranit-historiku dhe thellësia kuptimore e tekstit të tij”

4. Dr. Ilmije Kuqi – “Rëndësia e solidaritetit në muajin Ramazan”

 

SEANCA E DYTË: Kryesues i seancës: Prof. Sabri Bajgora

1. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani – “Vlera e Natës së Madhe të Kadrit”

2. Dr. Agron Rexhepi – “Agjërimi nga aspekti mjekësor”

3. Mr. sc. Gyltene Dërguti – “Efektet psiko-sociale të agjërimit të Ramazanit”

4. Dr. Valon Myrta – “Betejat dhe fitoret e myslimanëve në muajin Ramazan”

 

Fjala përmbyllëse:

Në fjalën e tij përmbyllëse të sesioni, prodekani I FSI-së, prof. ass. dr. Zija Abdullahu tha:

"Arritëm deri në përfundimin e këtij sesioni shkencor, e që ju falënderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj, duke filluar nga myftiu i cili gjeti kohë që të marrë pjesë në këtë sesioni. Gjithashtu i falënderojmë mysafirët që na e begatuan këtë sesion. Po ashtu falënderojmë edhe profesorët me pjesëmarrjen e tyre, pa mos i harruar assesi studentët tanë që me pjesëmarrjen e tyre e bën edhe më interesant këtë sesion. Posaçërisht falënderojmë panelistët të cilët ishin edhe thelbi dhe boshti i sesionit, nga të cilët dëgjuam trajtesa të ndryshme e që në mënyrë praktike shtjelluan tema e Ramazanit me refleksionet e tij shumëdimensionale."

Pas përfundimit të punimeve të sesionit, dekanati i FSI-së shtroi iftar për mysafirët.

 

 

Përgatiti:

Mr. Vedat Shabani

sekretar