Shtyp

Vizita online - “Pedagogji e Edukimit Islam”

18.06.2021, Prishtine

Vizita online - “Pedagogji e Edukimit Islam”

Më datë 17.06.2021 u realizua vizita e ekspertëve ndërkombëtar për akreditimi të programit studimor Pedagogji e Edukimit Islam, në kuadër të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Vizita u realizua ONLINE. Ekspertë të angazhuar nga ana e Agjencionit të Kosovës për Akreditim ishin: 1. Prof. Dr. Melita Kovacevic, dhe 2. Prof. Dr. Zekirija Sejdini. Ndërsa pjesëmarrës në emër të Agjencionit ishte: Leona Kovaci, Zyrtare e Lartë për Vlerësim dhe Monitorim.

Vizita dhe takimet u realizuan sipas axhendës në vijim:

- Takim me menaxhmentin e fakultetit ku programi është i integruar.

- Takim me përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe stafin administrative.

- Takim me drejtuesit e programit të studimit.

- Takim me stafin mësimdhënës.

- Takim me punëdhënësit e të diplomuarve.

- Takim i brendshëm i stafit të AKA-së dhe ekspertëve.

- Takimi përmbyllës me menaxhmentin e fakultetit dhe programit.