Shtyp

Kandidati Vait NIKAJ, mbron temën e nivelit MA pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës

16.07.2021, Prishtine

 

Kandidati Vait NIKAJ, mbron temën e nivelit MA pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës

 

Më datë 15.07.2021, kandidati Vait Nikaj, mbrojti me sukses temën e masterit me titull “Kontributi i imamëve në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit dhe arsimit fetar në trevën e Ulqinit“, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,

Komisioni në përbërje të:

1. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar

2. Prof. ass. dr. Sadik Mehmeti, anëtar

3. Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor

Fillimisht, mentori i temës, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Vait Nikaj.

Në vazhdim fjala iu dha kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe me shembuj, duke folur rreth kontributit të imamëve në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit dhe arsimit fetar në trevën e Ulqinit. Ai më tutje vazhdoi me një historic të shkurtë lidhur me këshillin e bashkësisë islame në Ulqin, duke vazhduar më tutje me sfidat e mësimdhënies fetare nëpër shkolla, dhe poashtu rolin e fesë në ruajtjen e identitetit dhe harmonisë fetare në Ulqin.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe informacionet e shumta lidhur me këtë temë, të cilat ishin të panjohura për të pranishmit, dhe gjithashtu u vlerësua se kandidati kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme lidhur me punimin e tij, po ashtu u dhanë edhe shtesa tjera mjaftë të nevojshme për temën në fjalë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.