Shtyp

Njoftim për kursin e gjuhës arabe

Prishtinë, 03.10.2019

Njoftohen studentët e vitit të –I-rë (viti akademik 2019/2020), të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm (jo medrese), se kursi i gjuhës arabe fillon më datë 08.10.2019 dhe është i obligueshëm vijimi i tij. Kursi i gjuhës do të organizohet në dy (2) nivele. Me kalimin e nivelit të parë studentët mund t’i nënshtrohen provimeve të semestrit të parë, në të kundërtën nuk mund t’i nënshtrohen asnjë provimi të semestrit të parë. Ndërsa me përfundimin e nivelit të dytë studentët mund t’i nënshtrohen provimeve të semestrit të dytë, në të kundërtën nuk mund t’i nënshtrohen asnjë provimi të semestrit të dytë.

Të drejtë pjesëmarrje në ndjekjen e kursit të gjuhës arabe kanë edhe studentët e viteve tjera.

Pagesa për një muaj është 15 € (pesëmbëdhjetë euro). Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FSI-së në bankën NLB (1708001600095471), ndërsa fletë pagesa dorëzohet te sekretari i Fakultetit.

Orari i kursit është si më poshtë:

E marte, nga ora 15.00 deri në ora 16.30

E enjte, nga ora 14.30 deri në ora 17.00

 

Dekani:

Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhep