Shtyp

Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020

Bursat ndahen për studentët e studimeve themelore (bachelor)

Për fitimin e bursës studenti duhet t’i plotësojnë këto kushte: 1. Të jetë student i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame, 2. Të jetë student i vitit të –II-të, -III-të dhe –IV-t, 3. Të mos ketë vit të përsëritur të studimeve, 4. Të ketë arritur kushtin për regjistrimin e vitit vijues në afatin e tetorit, 5. Të ketë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00.

Të drejtë konkurimi kanë edhe studentët me notë mesatare më të ulët se 9.00, mirëpo ata mund të jenë përfitues të bursës vetëm në rast se nuk plotësohet numri sipas pikës 5.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:

1. Vërtetimin për regjistrimin e vitit akademik 2019/2020, duke cekur: a) Se është student i vitit të dytë e më lartë; b) Se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve, dhe 2. Certifikatën e notave, duke potencuar edhe notën mesatare:

Dekanati do të emërojë komisionin prej 3 anëtarëve i cili bënë përzgjedhjen e përfitueseve të bursës sipas kritereve të përmendura në konkurs.

Përfituesit e bursës do të jenë 6 studentë të cilët arrijnë notën mesatare më të lartë, dhe të cilët nuk kanë shkelur ndonjë rregullore apo Kodin Etik;

Studentët fitues të bursës do të gëzojnë këtë të drejtë nga muaji janar 2020 deri në muajin qershor 2020. Dokumentet e kompletuara paraqiten në zyrën e sekretarit. Afati i paraqitjes zgjatë prej datës 01.03.2020 deri më 09.03.2020

 

Lista e përfitueseve të bursës do të publikohet në tabelën e shpalljeve të fakultetit, si dhe në web-faqen e FSI-së, www.fsi92.net.

 

DEKANI

Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi