Shtyp

Konkurs

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë shpall
Konkurs
Për pranimin në marrëdhënie të përhershme pune të tre pedagogëve për lëndët:

Akaid
Hadith
Kiraet

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:
(1)
Në pikat 1. e 2. të jenë doktor shkence në fusha përkatëse;
-Në pikën 3. së paku të kenë shkallën magjistër dhe  hafiz i Kuranit.
(2)
Kandidatët duhet të kenë përvojë si pedagogë universitarë së paku 5 vjet.
(3)
Diplomat dhe certifikatat e gradave shkencore nga Bota e Jashtme të jenë të vërtetuara dhe të nostrifikuara.
(4)
Bibliografia e gjerë e punimeve shkencore të botuara në revista shkencore, ose e veprave të botuara.
(5)
Dokumenteve t’u bashkëngjesin  biografinë (CV).
Konkursi është  i hapur 10 ditë  nga data e shpalljes në shtypin ditor.

Kërkesat mund të dorëzohen në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, çdo ditë pune, në adresën rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, Prishtinë

Dekanati i FSI-së                                                             Prishtinë, 04.02.2011