Shtyp

Konkurs

Në bazë të nenin 14 të Statutit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe në bazë të vendimit të Këshillit Mësimor Shkencor të FSI-së në mbledhjen e mbajtur më datë 15.04.2011, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë rishpall:

K O N K U R S

Për dekan të Fakultetit të Studimeve Islame

Kushtet
:

1. Gradë shkencore

2. Përvojë akademike së paku 5 vjet.

3. Vepra të botuara në lëmin e shkencave islame.

4. Njohja e ndonjë gjuhe botërore.

5. Aftësi organizuese dhe menaxhuese në lëmin e arsimit të lartë.

Dokumentet duhet të jenë në origjinal dhe t’iu bashkangjitet një (CV).

Konkursi është  i hapur nga data 15.04.2011, deri më datë: 25.04.2011

Kërkesat mund të dorëzohen në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, çdo ditë pune, në adresën rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, Prishtinë

Dekanati i FSI-së