Shtyp

Njoftim

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë zgjedh dekanin e ri

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë më datë 15.04.2011 ka rishpallur konkursin për dekan. Në këtë konkurs kanë konkuruar gjithësejt pesë kandidat: 1. Prof. Dr. Qazim Qazimi, 2. Doc. Dr. Xhabir Hamiti, 3. Dr. Fahrush Rexhepi, 4. Dr. Sulejman Osmani, dhe 5. Dr. Zija Abdullahu.


Këshilli Mësimor Shekncor i Fakulteti të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më 26.04.2011 shqyrtoi kërkesat e kandidatëve për postin e dekanit. Sipas Statutit të FSI-së, neni 9, parag. 5, Këshilli Mësimor Shkencor i FSI-së ia propozon Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dy kandidat për dekan, KMSH i FSI-së vendosi që përzgjedhja e kandidatëve të bëhet përmes procesit të votimit të fsheht. KMSH i FSI-së po në këtë mbledhje formoi komisionin, për numërimin e votave, në përbërje të: 1. Mr. Sadik Mehmeti, 2. mr. Besa Ismaili, dhe 3. Prof. Sabri Bajgora.

Pas procesit të votimit komisini i lartëcekur konstatoi se:

Prof. dr. Qazim Qazimi ka marr shtatë (7) vota

Doc. Dr. Xhabir Hamiti asnjë votë

Dr. Fahrush Rexhepi tri (3) vota

Dr. Zija Abdullahu asnjë votë

Dr. Sulejman Osmani një (1) votë.

Komision konstatoi se dy kandidatët që kanë marr më së shumti vota t’i dërgohen Kryesisë së Bashkësisë Islame për përzgjedhjen e njërit kandidat për dekan të FSI-së.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës më datë 12.05.2011 në mbledhjen e saj emëron prof. dr. Qazim Qazimi Dekan të Fakultetit të Studimeve Islame në mandat 3 vjeqar.


Shënime bibliografike

Qazim Qazimi është i lindur me 11 tetor 1946 në katundin Llovcë të Gjilanit. Rrjedh nga një familje fetare dhe arsimdashëse. Shkollën fillore e nisi në Llovcë (katër vjet) dhe e mbaroi në Pogragjë me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1962 regjistrohet në Medresenë “Gazi Husrevbeg” në Sarajevë  dhe e vazhdoi në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës të cilën e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Pas kryerjes së Medresesë, në vitin akademik 1967/68, regjistrohet në Fakultetin Filologjik- Degën e Orientalistikës në Beograd, ku qëndroi vetëm një semestër, ngase kishte fituar një bursë për të studiuar në Universitetin e Bagdadit në Irak. Më 1968 regjistrohet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Bagdadit në Degën e Letërsisë dhe të Sheriatit dhe në qershorin e vitit 1972 diplomoi. Gjatë qëndrimit në Bagdad ka kryer edhe kursin e gjuhës arabe në Fakultetin e Filologjisë.

Prof. dr. Qazim Qazimi ka mbaruar edhe studimet pasuniversitare në Degën e Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjisë. Magjistroi më 25 dhjetor të vitit 1995, me temën “Ndikime orientale në veprën letrare të Naim Frashërit”.  Në Universitetin Prishtinës e ka fituar edhe gradën e doktorit të shkencave filologjike më 23 maj të vitit 2001 me tezën “Jeta dhe vepra letrare e Muhamed Çami. Më 2010 është zgjedhur dhe ka marr titullin akademik Prof.  dr. ( Prof. ordinar) në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës. Më, 26, 04, të 2011- është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtine dhe me 12 05, 2011 është emëruar Dekan nga ana e Kryesisë së Bashkësisë Islame.

Angazhimi profesional dhe publik

-Profesor në Medresenë e Mesme “Alaud-din” që nga viti 1972.

-Drejtor i Medresesë së Mesme “Alaud-din” në Prishtinë.

-Kryetar i Shoqatës Bamirëse islame “Sami Frashëri”.

-Nënkryetar i “Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë”-me vonë -LASH-i,

-Anëtarë i Kryesisë së “Shoqatës Kosovaro-sanxhakiane”.

-Anëtarë i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

-Anëtarë i redaksisë së revistës “Dituria Islame”.

-Anëtarë i Pleqësisë të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

-Anëtarë i Kuvendit të Bashkësisë islame të Kosovës.

- Profesor në Medresenë e Mesme “Alauddin” (paralelja ne Gjilan).

-Ligjërues në Fakultetin të Studimeve Islame në Prishtinë.

-Bashkëpunëtor i angazhuar për lëndët: Qytetërim Islam dhe Përkthim Tekstesh Bashkëkohore Arabe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës.

-Dekan në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës.

Prof. dr. Qazim Qazimi është pjesëmarrës i disa tryezave shkencore, simpoziume dhe seminareve bile edhe në ato ndërkombëtare. Është autor i më shumë se 50 njësive bibliografike, studime dhe artikuj të ndryshëm, që i ka botuar në revistat dhe gazetat tona gjatë periudhës 1975-2011. Deri më sot ka botuar një numër të konsiderueshëm studimesh monografike, tekstesh shkollore e universitare nga fusha e islamit dhe filologjisë.

Tekste dhe monografi të botuara:

1.   “Historia e Kur’anit dhe zhvillimi i shkencës së tefsirit”, (dispensë për kl. e IV-të), botoi Medreseja     “Alaud-din”, Prishtinë, 1975.,

2.   “Shkenca e Hadithit dhe terminologjia e saj”,(dipencë për kl. e IV-të),botim i Medresesë “Alaud-din”, Prishtinë, 1979.

3.   “Hyrje në shkencat kur’anore” (tekst shkollor), Medreseja “Alaud-din”, 1993, (është ribotuar; në Tiranë në vitin 2000 dhe përsëri në Prishtinë në 2006).

4.   “Shkenca e Hadithit dhe terminologjia e saj”, (tekst shkollor për klasën e III-të), Medreseja  “Alaud-din”, Prishtinë, 1993, (është ribotuar në Tiranë, 2000 dhe në Prishtinë më 2009).

5.   “Ndikime Orientale në veprën letrarare të Naim Frashërit”, (studim monografik-temë e magjistraturës), qershor, 1996, botoi KBI. Gjilan.

6.   “Gramatika e gjuhës arabe (morfologji e sintaksë)”- tekst universitar),Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë, 1999.

7.   “Jeta dhe vepra letrare e Muhamed Çamit”, (studim monografik- disertacioni i doktoraturës), botoi Komiteti i Bashkuar Saudit i Ndihmave në Kosovë, Prishtinë,  maj, 2002.

8.   “Libër mësimi i  arabishtes” , doracak-, botim i Fondacioni Humanitar “El-Haramejn”  Prishtinë, 2002…!(është në ribotim)

9.“Njohuri mbi Kur’anin”, Botoi: Shtëpia Botuese” Dituria Islame”, Prishtinë, 2006.

Prof. dr. Qazim Qazimi është familjar, baba i pesë fëmijëve, vepron dhe jeton në Gjilan. Nga gjuhët e huaja i flet dhe i shkruan: arabishten, boshnjakishten dhe për punë hulumtuese-shkencore, mund të i shfrytëzon edhe turqishten e anglishten.