Shtyp

Njoftim

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë

Shpall

K O N K U R S

-I- Për zgjedhjen e personelit akademik në FSI.

Një mësimdhënës për lëndën e Tefsirit
Një mësimdhënës për lëndën e Fik‘hut
Një mësimdhënës për lëndën e Kiraetit

-II- Për angazhimin e mësimdhënësve për lëndët vijuese:

1.      Kur’an, 2. Tefsir, 3. Hadith, 4. Akaid, 5. Fik’h, 6. Usuli-Fik’h, 7. Sire, 8. Histori e së drejtës së sheriatit, 9. Gjuhë shqipe, 10. Gjuhë angleze, 11. Letërsi shqipe, 12. Filozofi islame, 13. Gjuhë turke, 14. Histori e religjioneve, 15. Shkrim akademik, 16. Qytetërim islam, 17. Da’ve

-III- Për angazhimin e një lektori të gjuhës arabe.

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me Statutin e FSI-së

Kandidatët e interesuar për pikën –I- dhe –II- duhet të plotësojnë këto kushte:

(1) – Të kenë gradë skencore në fushën përkatëse;

(2)- Diplomat dhe certifikatat e gradave shkencore nga Bota e Jashtme të jenë të vërtetuara dhe të nostrifikuara.

(3)- Bibliografia e gjerë e punimeve shkencore të botuara në revista shkencore, ose e veprave të botuara.

(4)- Dokumenteve t’u bashkëngjesin   biografinë (CV).

(5)- Çertifikata e lindjes.

Kandidatët e interesuar për pikën –III- duhet të plotësoj këto kushte:

(1)- Magjistër, master ose fakulteti i kryer drejtimi i filologjisë,

(2)- Gjuha arabe mundësisht të jetë gjuhë amtare,

(3)- Çertifikata e lindjes.

Konkursi është  i hapur 15 ditë  nga data e shpalljes në shtypin ditor.

Kërkesat mund të dorëzohen në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, çdo ditë pune, në adresën rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, Prishtinë

Vërteton:

Prof. Dr. Qazim Qazimi, dekan