Njoftim për regjistrim e semestrit - niveli MA

Prishtinë, 23.02.2018

Njoftohen te gjithe studentët e Nivelit Master të regjistruar në vitin Akademik 2017/2018, se regjistrimi i semestrit të dytë duhet të bëhet që nga java e ardhshme, prej dates 26.02.2018 deri më 09.03.2018.

- Studentet duhet të bëjnë pagesën e këstit të dytë në shumën prej 300 euro, në bankën NLB.

- Duhet të plotësojnë fleteregjistrimin,  të cilin e marrin tek referentja e Masterit.

 

Shërbimi për studentë

Njoftim

Prishtinë, 15.02.2018

Njoftojmë të gjithë stafin akademik dhe të gjithë studentët e Fakultetit te Studimeve Islame se me datë 19.02.2018, nuk do të mbahet mësim për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast dekanati i FSI-së ju uron të gjithëve festën e Pavarësisë së Kosovës.

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 15.02.2018

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, të rregullt dhe me korrespondencë, që të bëjnë pagesën e semestrit të dytë (veror), më së largu deri më datë 28.02.2018.

Dekanati, FSI

Njoftim

Njoftojmë se provimi nga lënda Akaid –I- dhe –II-do të mbahet me datën: 24.02.2018 në ora 10:00 – 11:00

Njoftim

Prishtinë, 11.01.2018
Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se semestri dimëror për vitin akademik 2017/2018 përfundon më datë 12.01.2018

Gjithashtu pëmes këtij njoftimi njoftoheni se semestri veror për vitin akademik 2017/2018 fillon më datë 12.02.2018

Studentët e rregullt janë të obliguar t’i marrin nënshkrimet nga profesorët ku kanë dëgjuar ligjëratat dhe më pastaj ta vërtetojnë semestrin te referenti.

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 04. 01. 2018

Njoftohen studentët e studimeve Master, se orari i provimeve në afatin e Janarit, është si vijon:

· Paraqitja e provimeve fillon me 09.01.2018 dhe mbaron me 12.01.2018

· Provimet fillojnë me 15.01.2018 dhe mbarojnë me 26.01.2018

· Paraqitja e provimit është 5 € (pesë euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

· Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Njoftim

Prishtinë, 04.01.2018

Njoftohen studentët e FSI-së, stafi akademik, administrativ dhe teknik se më datë 08.01.2018, është ditë pushimi.

 

Dekanati