Njoftim

Prishtinë, 28.12.2018

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, stafi akademik, adminsitartiv dhe teknik se deri më datë 03.01.2019 (e enjte) FSI është në pushim.

Ligjëratat rifillojnë të enjtën.

 

Me respekt

Dekanati, FSI

Njoftim

Prishtinë, 21.12.2018 Njoftohen të gjithë studentët të cilët kanë bërë kërkesë për marrjen e diplomës, se më datë 27.12.2018, duke filluar nga ora 11.00, do të bëhet shpërndarja e diplomave me një ceremoni zyrtare të organizuar nga dekanati. Dekanati, FSI

Njoftim për afatin e Janarit

Prishtinë, 18.12.2018

Njoftojmë studentët e FSI-së, me orarin e provimeve për afatin e Janarit,2019

* Paraqitja e provimeve fillon nga data:07.01.2019, deri më:15.01.2019.

* Provimet fillojnë më:21.01.2019 .

* Studentët( e rregullt ),fillimisht duhet të vërtetojnë semestrin e pastaj të paraqesin provimet .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Me respekt, shërbimi studentor

Njoftim

Prishtinë, 10.12.2018

Njoftohen studentët e FSI-së, stafi akademik dhe administrativ se nesër, datë 11.12.2018, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet një program për nder të datëlindjes së Pejgamberit a.s.

Në kuadër të programit manifestiv, dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, do të ligjërojë ligjëratë për shembëlltyrën e Pejgamberit a.s., në kuadër të programit do të jetë edhe ligjërata e paralajmëruar më herët, nga prof. asoc. dr. Hajredin Hoxha, gjithashtu pjesë nga Kurani, Ilahi dhe recitime.

Jeni të mirëseardhur

Dekanati, FSI

Njoftim

Prishtinë, 03.12.2018

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së se më datë 11.12.2018 (e martë), në Sallën e Konferencave të FSI-së do të ligjërojë: Prof. asoc. dr. Hajredin Hoxha, Këshilltar akademik, dhe ekspert edukativo-arsimor në shtetin e Katarit, me temën: “Obligimet tona ndaj Kuranit famëlartë”

Duke filluar nga ora 11.00.

Dekanati

FSI

Njoftim

Prishtinë, 03.12.2018

Njoftohen të gjithë studentët e nivelit BA dhe MA, të cilët kanë diplomuar gjatë vitit kalendarik 2018, të cilët janë të interesuar për marrjen e diplomës, që deri më datë 14.12.2018, të përfundojnë të gjitha procedurat e kërkuara nga Fakulteti, në mënyrë që të pajisen me diplomë.

Dekanati,

FSI