Njoftim për pushim dhe afat të provimeve të janarit

Prishtinë, 25.12.2012

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli akademik se më datë 18.01.2013 përfundon semestri i parë për vitin akademik 2012/2013

Semestri i dytë për vitin akademik 2012/2013 fillon më datë: 18.02.2013

Provimet e afatit të janarit fillojnë më datë: 21.01.2013 dhe përfundojnë më datë: 15.02.2013

Afati i paraqitjes së provimeve është prej datës: 07.01.2013 deri më datë: 17.01.2013

Studentët duhet ta vërtetojnë semestrin e –I-rë, -III-të, -V-të, dhe –VII-të më së largu deri më datë: 15.01.2013, në të kundërtën, ata studentë të cilët nuk e vërtetojnë semestrin nuk mund t’iu nënshtrohen provimeve në afatin e janarit.

Gjithashtu studentët të cilët nuk e kanë paguar semestrin e e –I-rë, -III-të, -V-të, dhe –VII-të duhet ta paguajnë më së largu deri më datë: 04.01.2013

Dekanati

AKADEMI SOLEMNE

Me rastin e 20 vjetorit te themelimit te Fakultetit të Studimeve Islame

Më datë 20.12.2012 Fakulteti i Studimeve Islame mbajti një akademi solemne me rastin e 20 vjetorit të themelimit të këtij Fakulteti.
Të pranishëm në këtë akademi solemne ishin përfaqësues të BIK-ut në krye me myftiun mr. Naim ef. Tërnava, përfaqësues të Rektoratit, të Institutit Albanologjik, të Arkivit të Kosovës, akademikë, përfaqësues të fakulteteve, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Novi Pazar, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane-Tiranë dhe shumë përfaqësues tjerë institucionesh.

Njoftim

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
18.12.2012, Prishtinë

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli arsimor se më datë 20.12.2012 Fakulteti i Studimeve Islame organizon akademi solemne me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit.
Njoftohen studentët të cilët kanë paraqitur kërkesë për marrje të diplomës që me datë 20.12.2012 të jenë prezent në FSI nga ora 13.00.

Dekanati

Dekani i FSI-së Prof. Dr. priti Prof. Dr. Yaṣar AYDINLI

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 22.11.2012

Dekani i FSI-së Prof. dr. Qazim QAZIMI sot më datë 22.11.2012 priti në takim dekanin e Fakultetit Teologjik pranë Universitetit Uludag të Bursës-Turqisë, Prof. dr. Yaṣar AYDINLI, prodekanin Doc. Dr. Recep CİCİ dhe shefin e Katedrës së Historisë dhe Artit Islam Prof. Dr. Adem APAK.

Filloi viti akademik 2012/2013

Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës sot më datë 09.10.2012 me një ceremoni solemne filloi vitin akademik 2012/2013

 FillimiNë këtë ceremoni rasti ishin të pranishëm myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtor, profesorët e FSI-së si dhe studentët.
Në emër të FSI-së dekani, prof. dr. Qazimi Qazimi iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë: “Të nderuar miq!  Ky vit akademik për të gjithë ne; studentë e pedagogë, por edhe për stafin teknik në Fakultetin e Studimeve Islame është paksa më  i veçantë dhe dallon për shumëçka nga vitet e mëparshme. Do theksuar se për herë të parë pas njëzet vjet pune, në këtë vit akademik po nisim punën si një Fakultet i akredituar. Në fakt, Fakulteti jonë më datë 06. 07. 2012 është akredituar për tri vjet. Kjo është puna dhe arritja më e madhe që është bërë gjatë kësaj vere, por hiç më pak e vlefshme për nga pesha dhe rëndësia që ka, nuk mbetët as çështja e inkorporimit të Fakultetit të Studimeve Islame si njësi e veçantë në kuadër të Universitetit publik të Prishtinës.

Njoftim për fillimin e ligjëratave të vitit akademik 2012/2013

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë
27.09.2012

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së se dhe personeli edukativo-arsimor se ligjëratat për vitin akademik 2012/2013 fillojnë më datë 09.10.2012, e martë.
Fillimi i vitit do të shënohet me një solemnitet rasti duke filluar nga ora 10.00 në sallën e amfiteatrit të FSI-së.
Mbarësi dhe suksese për të gjithë!

Dekanati