Njoftim për media

NJOFTIM PËR MEDIA

(FTESË)

Të nderuar!

Jeni të ftuar të merrni pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: "Trajnimi i Imamëve dhe Mësuesve për Edukatën Islame në Evropën Juglindore"

Njoftim

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë
18.10.2011

N J O F T I M

Njoftohen studentët e FSI-së si dhe personeli arsimor se provimet për afatin e nentorit fillojnë më datë 21.11.2011 dhe përfundojnë më datë 09.12.2011

Afati për paraqitjen e provimeve është prej datës: 14.11.2011 deri më datë: 18.11.2011.

Për datat e provimeve do të informoheni me kohë.

Shërbimi për studentë

Njoftim


Dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më 17.10.2011 ndër të tjera mori edhe këto vendime:

1. Regjistrimi i semestrit për studentët me korrespondencë ngritet nga 75 € 100 € duke filluar nga viti akademik 2011/2012.                                                                                                                                  P.S. studentët të cilët kanë paguar semestrin para këtij njoftimi do ta bëjnë pagesën në mënyrë retroaktive atëherë kur do ta paguajnë semestrin vijues.

2. Pagesa për paraqitjen e provimeve është 1 (një) € për provim, duke filluar nga afati i janarit 2012.



Vërteton:
Prof. Dr. Qazim Qazimi, dekan

Konferencë

KonferencaInstituti i Shkencave Edukative në Universitetin e Vjenës dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Kosovë organizojnë Konferencën Ndërkombëtare me temën “Trajnimi i Imamëve dhe Mësuesëve për Edukatë Islame në Evropë”. Konferenca do të mbahet nga 21-24 Tetor

Njoftim (për fillimin e ligjeratave)

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë
29.09.2011

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli arsimor se ligjëratat për vitin akademik 2011/2012 do të fillojnë më datë 03.10.2011 e hënë.
Për orarin e ligjëratave do të informoheni me kohë.

Shërbimi për studentë!