Lista preliminare e te pranuarve (BA) afati i dyte
Prishtinë, 12.10.2020
Njoftojmë të gjithë të interesuarit se studenti Faton Bytyqi mbron temën e diplomës të nivelit master me titull “Mësim-besimi në shkollat publike sfidat dhe nevoja e implementimi në shoqërinë kosovare”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,më datë 20.10.2020, duke filluar nga ora 13:30
Komisioni:
DEKANATI
Prishtinë, 10.09.2020
Njoftim per për afatin e Tetorit 2020
Njoftojmë studentët e FSI-së, me orarin e provimeve për afatin e Tetorit/2020.
* Paraqitja e provimeve fillon nga data: 15. 10. 2020, deri më: 20. 10. 2020.
* Provimet fillojnë më: 22. 10. 2020.
* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.
* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.
* Studentet mund te paraqesin vetem 2 provime (me perjashtim te absolventeve pa kufizime).
Me respekt,
Shërbimi studentor
Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, në mbledhjen e mbajtur më 01.10.2020, mori vendim për shpalljen e
KONKURSIT
për pranimin e kandidatëve për studime në nivelin master, për vitin akademik 2020/2021 në programin e studimeve “Teologji Islame në kontekstin Evropian”
KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR STUDIME MASTER NË FSI DUHET T’I PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:
Kandidatët që konkurrojnë për studime master në FSI duhet t’i sjellin këto dokumente:
Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:
1. Suksesit në studimet themelore, dhe;
2. Rezultateve të provimit pranues.
Provimi pranues organizohet në fakultet dhe i nënshtrohen të gjithë kandidatët. Testi i pyetjeve formulohet nga lëndët e këtyre fushave: 1. Hadith&Tefsir, 2. Fikh&Usul, 3. Histori Islame dhe të përgjithshme.
Numri maksimal i poenëve të arritur në provimin pranues është 100.
Kandidatët që kanë përfunduar studimet në ndonjë fakultet-drejtim tjetër, mund të konkurrojnë për studime master në FSI, me kusht që paraprakisht t’i nënshtrohen provimeve diferenciale në Fakultetin e Studimeve Islame, në lëndët themelore, të cilat i përcakton KMSH-ja, varësisht nga fusha e studimeve që ka pasur kandidati.
Të drejtë konkurrimi për studime në programin (MA) master në FSI kanë vetëm ata kandidatë që kanë përfunduar studimet (BA) bachelor (4 vjeçar) dhe kanë arritur 240 ECTS.
Studimet master në FSI zgjasin një vit, dy semestra (4+1).
Afati i konkursit
E drejta e ankesës dhe afati për ankesë
Kandidatët që nuk janë pranuar në studimet master mund të ankohen kundër vendimit brenda një dite të punës, nëse konsiderojnë se i është bërë e padrejtë, pas shpalljes së rezultateve. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni i ankesave të fakultetit.
Shpallja e rezultateve përfundimtare, dhe regjistrimi i kandidatëve të pranuar
DEKANI
Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi
Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më datë 01.10.2020 merr vendim për shpalljen e
K O N K U R S I T
Për pranimin e kandidatëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor për vitin akademik 2020/2021.
Të drejtë konkurrimi në FSI kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses medresenë e mesme ose ndonjë shkollë tjetër të mesme.
Të drejtë konkurimi kanë edhe kandidatët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT.
Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, me rastin e konkurrimit duhet t’i sjellin dokumentet e nostrifikuara.
AFATI I KONKURSIT
Kandidatët e interesuar për studime në FSI duhet të sjellin:
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtij afati nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur. Nëse studenti i pranuar nuk regjistrohet me kohë, në vend të tij do të regjistrohet kandidati i cili është në radhe sipas pikëve të testit.
E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë dekanatit të Fakultetit më së largu 24 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati ankesat nuk pranohen.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 19. 10. 2020 deri më datë 23. 10. 2020
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave
për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në vlerë prej 60 € ( + 5 € për index) ështëpër studentët e rregullt, ndërsa 150 € ( + 5 € për index) për studentët me korrespondencë.
Pagesa bëhet në bankën NLB (Llog, nr. 1708001600095471)
DEKANI:
Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi
Prishtinë, 01.10.2020
Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së dhe stafi akademik se viti i ri akademik 2020/2021 fillon më datë 05 tetor 2020 (e hënë).
Në bazë të vendimit të KMSH-së në mbledhjen e mbajtur më datë 01.10.2020 lidhur me mënyrën e mbajtjes së ligjëratave, u vendos që ligjëratat të mbahen me prezencë fizike të studentëve në Fakultet duke pasur parasysh respektimin e masave mbrojtëse anti Covid-19 Orarin e ligjëratave mund ta gjeni në web-faqen e FSI-së (www.fsi92.net) dhe në tabelën e informimit në Fakultet.
Dekanati i FSI-së ju uron studentëve dhe stafit akademik një vit të mbarë dhe me plot suksese.
Dekanati,
FSI