Njoftim

Prishtinë, 26.11.2018

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, stafi akademik dhe ai administrativ se më datë 28 nëntor 2018 (e mërkure) është ditë pushimi.

Me këtë rast, dekanati i FSI-së, ju uron Festën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë.

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 09.11.2018

Njoftohen studentët e nivelit MA se paraqitja e provimeve të afatit të nëntorit fillon më datë 13.11.2018 dhe për fundon më datë 16.11.2018

Shërbimi për studentë

Thirrje për Aplikim

Prishtinë, 02.11.2016

Në bazë të Rregullores 03/14 Neni 4, ftojmë studentët që të aplikojnë para komisionit tutorial për pozitën e STUDENTIT TUTOR

Tutor mund të jetë studenti i rregulltë, i cili/e cila së paku është i/e regjistruar në vitin e tretë akademik dhe ka notë mesatare mbi nëntë (9.0)

Kërkesat paraqiten në zyrën e prodekanit.

Afati i fundit për aplikim është 09.11.2018

Kryetari i komisionit:

Prof. ass. dr. Zija Abdullahu

Njoftim

Prishtinë, 30.10.2018

Njoftohen studentët e nivelit master të FSI-së, si dhe stafi akademik, se ligjëratat e semestrit të parë për vitin akademik 2018-2019 në kuadër të programit (MA) fillojnë ditën e hënë, datë 05.11.2018.

Orarin e ligjëratave e gjeni në ueb-faqen e Fakultetit (http://fsi92.net/en/maltmtbls).

Me këtë rast, Dekanati i FSI-së, ju uron të gjithë studentëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Dekanati, FSI

Njoftim për regjistrimin e vitit

Prishtinë, 28.09.2018

Njoftohen të gjithë studentët e rinj të cilët janë pranuar në FSI, viti akademik 2018/2019, që më së largu deri më datë 04.10.2018, të regjistrojn vitin akademik.

Në të kundërtën emrat e tyre do të eliminohen nga lista.

Dekanati