Njoftim

Prishtinë, 27.12.2017

Njoftohen studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se më datë 28.12.2017 (e enjte), duke filluar nga ora 14.00 në sallën e konferencave të Fakultetit do të promovohet libri i prof. Mahmud Arnautit, me titull: “أسنى المطالب في أحاديث مختلف المراتب”

Në këtë promovim, përveç fjalës përshëndetëse të dekanit të FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepit, me nga një referim rreth librit do të paraqiten edhe: prof. asoc. dr. Sulejman Osmani dhe prof. ass. dr. Musa Vila.

Me këtë rast, do të shpërndahen diplomat për studetët të cilët kanë diplomuar gjatë vitit akademik 2016/2017

Jeni të mirëseardhur.

Dekanati

Njoftim për shpërndarjen e diplomave

Prishtinë, 22.12.2017
Njoftohen studentët të cilët kanë bërë pagesën për marrjen e diplomës, se shpërndarja e diplomave do të bëhet më datë 28.12.2017 (e enjte) duke filluar nga ora 14.00

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 21.12.2017

 

Njoftohen studentët e FSI-së, stafi akademik dhe administrativ se më datë 25.12.2017, e hënë është ditë pushimi.

 

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 11.12.2017
Njoftojmë studentët e FSI-së, me orarin e provimeve për afatin e Janarit/ 2018

* Paraqitja e provimeve fillon nga data:03.01.2018, deri më:12.01.2018.

* Provimet fillojnë më:22.01.2018 .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Me respekt, shërbimi studentor

Njoftim

Prishtinë, 27.11.2017

 

 

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, stafi akademik dhe administrativ se ditën e mërkurë, 29.11.2017, është ditë pushimi për shkak të Mevludit.

 

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 24.11.2017

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, stafi akademik dhe ai administrativ se më datë 28 nëntor 2017 (e marte) është ditë pushimi.

Dekanati