Article Index
Udhëzim për hartimin e punimit të diplomës
Shembull2
Shembull3
All Pages

Udhëzim për hartimin e punimit të diplomës

 

Në Fakultetin e Studimeve Islame, punimi i diplomës shkruhet në gjuhën letrare shqipe, shtypet në letër të formatit A4 dhe duhet të përmbajë këto të dhëna:

  1. 1.Ballina ose faqja e jashtme.

Pamja e ballinës është dhënë në shembullin 1 të kësaj Rregullore.

  1. 2.Përmbajtja,

Përmbajtja paraqet mënyrën e shënimit të pjesëve të punimit të diplomës nëpërmes numrave. Përmbajtja jepet në fillim të punimit para parathënies, dhe hyrjes.

Pamja e përmbajtjes është dhënë në shembullin 2 të kësaj Rregullore.

  1. 3.Teksti i punimit,

Teksti i punimit të diplomës fillon me parathënie, dhe nëse ka nevojë i shtohet edhe hyrja, varësisht nga vlerësimi i mentorit. Faqet e punimit shënohen me numra arabë duke filluar nga parathënia. Në parathënie emërtohen objekti i punimit, rëndësia e punimit, qëllimet dhe detyrat e punimit si dhe metodat e shqyrtimit të problemit. Përmbajtja e plotë e tekstit të cilin studenti e paraqet në punim duhet të jepet në mënyrë të kuptueshme. Çdo pjese të punimit duhet t’i caktohet titulli. Titulli i kapitullit duhet të shënohet me shkronja të mëdha, kurse çdo kapitull fillon në faqe të re. Kapitulli sipas nevojës ndahet në nënkapituj, paragraf dhe pika.

  1. 4.Përfundimi,

Teksti përfundon me përfundimin në të cilin shkurt duhet paraqitur rezultatet dhe njohuritë të cilat janë arritur me anë të punimit. Përfundimi duhet të filloj në faqe të re. Titulli “PËRFUNDIM” shënohet me shkronja të mëdha.

  1. 5.Literatura,

Regjistri i literaturës jepet në faqen e punimit pas “përfundimit”.

Titulli “BURIMET DHE LITERATURA” shënohet në fillim të faqes në mes.

Në rastin kur ka numër të madh të literaturës është e këshillueshme që të klasifikohen sipas grupeve, si p.sh. Burimet, librat, shtypi periodik, materiale të pabotuara, faqe interneti, ligje, rregullore, etj., po ashtu klasifikimi bëhet edhe sipas gjuhës së literaturës.

Nën çdo grup literatura radhitet me rend alfabeti dhe duket kështu:

  • Librat (sipas standardit ISO 620),
  • Revistat (sipas standardit ISO 620)
  1. 6.Regjistri i tabelave,

Regjistri i tabelave përmban numrin rendor dhe titullin e tabelave të dhëna sipas radhës (numrit të faqes) në punim. Titulli “REGJISTRI I TABELAVE”, shënohet me shkronja të mëdha në fillim të faqes në mes. Faqja shënohet me numër arab.

Titulli i tabelës duhet në mënyrë të shkurtë të përmbaj përgjigjen në pyetjen “çka, ku dhe kur”.

Pamja e faqes me regjistër të tabelave në punimin e diplomës është dhënë në shembullin 3 në të kësaj Rregullore.

Regjistri i ilustrimeve,

Regjistri i ilustrimeve jepet pas faqes me regjistër të tabelave. Regjistri i ilustrimeve përmban diagramet, vizatimet dhe fotografitë. Nëse në punim paraqiten më shumë se një lloj i ilustrimeve ato paraqiten ndaras.

Titulli “REGJISTRI I ILUSTRIMEVE”, shënohet me shkronja të mëdha në fillim të faqes në mes. Faqja shënohet me numër arab. Titulli i vizatimit dhe fotografisë duhet në mënyrë të shkurtë të përmbaj përgjigjen në pyetjen “çka, ku dhe kur”.

Pamja e faqes me regjistër të ilustrimeve në punimin e diplomës është dhënë në shembullin 4 të kësaj Rregullore.

Rekomandohet që punimi i diplomës të shkruhet në 30 – 50 faqe..

Shenjat e burimit të dhënave shënohen si “fusnota” dhe mund të shënohen në pjesën e poshtme të faqes me numra rendor prej 1 në çdo faqe, ose të vazhdohen prej 1 e më tutje.

Fusnotat si dokumentacion përdoren:

  1. a)për çdo citim të plotë të fjalëve të tjerëve duke përdorur thonjëza;
  2. b)në rastin kur teksti i gjatë shkurtohet dhe shkruhet me fjalë të tjera, me të cilin rast duhet të ceket burimi nga është marrë;
  3. c)për citimin e çdo fakti apo të dhëne që nuk është shumë e njohur por i dihet autori.

Mos citimi i punimeve të tjerëve, respektivisht, mospërdorimi i fusnotave në këto raste paraqet plagjiaturë apo përvetësim jo ligjor të punës shkencore profesionale të tjetrit, dhe në këtë rast, refuzohet punimi deri në përmirësimin dhe rregullimin e tij.

Fusnotat shkruhen në formën e njëjtë sikurse literatura, me dallim që në fund të fusnotës shënohet edhe numri i faqes në të cilën gjendet thënia apo fakti i dhënë, dhe me dallim se në fusnotë së pari shkruhet emri e më pas mbiemri, ndërsa në literaturë së pari mbiemri e më pas emri.

Punimi i diplomës duhet të jetë i formuluar me shprehje gjuhësore të qartë e të përpilohet me norma letrare, me një terminologji të përpunuar dhe me redaktim të nevojshëm teknik, si në vazhdim:

       -Margjinat e majta 3.00 dhe të djathta 2.5 mm;

       -Margjinat lartë dhe poshtë 2.5 mm;

       -Paragrafët e radhitur me rreshta të gjerë - Line spacing 1.5 lines;

       -Fonti që përdoret në shkrim – Times New Roman të madhësisë 12 pts me renditje në të dy anët (justify);

       -Fonti që përdoret për kapituj – Arial Bold 14 pts;

       -Fonti që përdoret për nënkapituj – Arial Bold 13 pts;

       -Fonti që përdoret për fusnota – Times New Roman 10 pts;

       -Fonti që përdoret për përshkrim të tabelave, diagrameve, fotove etj – Times New Roman 10 pts.

Udhëzime plotësuese për hartimin e punimit me kompjuter.

-pas çdo fjale lehet hapësira e lirë një shkronjë (karakter - spacing);

-shenjat e pikësimit siç janë pika (.), pikëpyetja (?), pikëçuditja (!), presja (,), dy pika (:), pikëpresja (;), kllapa e mbyllur ( ), thonjëza në fund të citatit (“), shenja për përqindje (%), shkruhen bashkë me fjalën pas të cilës vijnë (në mes të këtyre shenjave dhe fjalës pas të cilës vijnë nuk lehet hapësirë e lirë);

-shenjat siç janë thonjëzat, në fillim të citatit dhe kllapa e hapur shkruhen bashkë me fjalën para të cilës gjenden (në mes të këtyre shenjave dhe fjalës pas të cilës vijnë nuk lehet hapësirë e lirë);

-nëse pas një fjale vjen citati i tekstit në thonjëza, në mes të asaj fjale dhe fillimit të thonjëzave lehet hapësirë e lirë;

-shenja (&) shkruhet ndaras nga fjalët në mes të cilave gjendet;

-shenja e trepikëshit (...) shkruhet bashkë me fjalën paraprake dhe ndaras me fjalën pasuese;

-viza në mes të dy fjalëve (-) shënohet ndaras nga fjalët përveç në rastin kur kemi të bëjmë me fjalë të përbërë.        

Punimi i diplomës detyrimisht lidhet me kapak të trashë dhe parimisht ka ngjyrën e kaltër të mbylltë.

Kjo rregullore hynë në fuqi në ditën e miratimit nga Këshilli i Mësimor-shkencor i Fakultetit.

Ndryshimet dhe plotësimet e kësaj Rregulloreje bëhen në mënyrën në të cilën është miratuar Rregullorja.

 

 

 

Prof. Dr. Qazim Qazimi, Dekan

_________________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shembulli 1. Faqja e parë e punimit të diplomës

 

BASHKËSIA ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

PRISHTINË

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LIRIA E BESIMIT NË ISLAM

(PUNIM DIPLOME)

 

 

 

 

 

Mentori                                                                                      Kandidati

 

 

Prishtinë, 2012