Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo SliderVinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider
Shtyp
PDF

Konferencë ndërkombëtare në Universitetin “Hëna e plotë- Bedër” të Tiranës

Më 17-19. 05. 2013, u mbajt konferenca e dytë ndërkombëtare mbi humanizmin me temën “Krizat dhe spiritualizmi” në ambientet e Universitetit “Hëna e plotë- Bedër” të Tiranës.
Organizatori i Konferencës ishte Universiteti “Bedër”, punët e së cilës i udhëhoqi dekani i  Fakultetit të Shkencave Islame prof. dr. Ayhan Tekinesh. Në këtë konferencë merrnin pjesë shumë delegacione  nga rajoni dhe më gjerë.
Pjesëmarrës në  konferencë ishte edhe delegacioni i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës në krye me dekanin prof. dr. Qazim Qazimi, i shoqëruar nga prodekani prof. ass. dr. Zija Abdullahu, dhe mr. Qemajl Morina.

Shtyp
PDF

Fakultetin e Studimeve Islame e vizitoi një delegacion nga Universiteti Islamik i Medinës

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Qazim Qazimi së bashku me bashkëpunëtor priti sot (10.05.2013) në objektin e Fakultetit një delegacion nga Universiteti i Medinës, i përbërë nga Dr. Abdulaziz Mebruk El-Amadi, dekan për çështje të studentëve të diplomuar pranë U.I.M. dhe Dr. Abdulaziz Salih El-Tovojan, profesor.
Dekani i Fakultetit së pari i informoi mysafirët për historikun e Fakultetit, ecuritë dhe zhvillimin e procesit mësimor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke përmendur me theks të veçantë çështjen e akreditimit të FSI-së si dhe inkuadrimin e tij në kuadër të UP-së si njësi akademike e barabartë me njësitë tjera.

Shtyp
PDF

Njoftim

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 07. 05. 2013

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së se dhe personeli akademik-administrativ se më datë 09. 05. 2013 (e enjte) nuk do të ketë ligjërata.

Dekanati